Deputeti socialist Erion Braçe kritikoi sot në Kuvend disa institucione shtetërore, mes tyre edhe Ministrinë e Bujqësisë, për mungesën e përgjigjeve ndaj kërkesave të tij për informacion në kuadër të interpelancave me anëtarë të qeverisë.
Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Braçe u ndal te çështja e kafshëve të braktisura, duke thënë se kishte hasur refuzim dhe mungesë përgjegjësie nga institucionet përkatëse.
Braçe tha më tej se ministri i Bujqësisë, Andis Salla kishte refuzuar interpelancën me të.
“U bë e disata herë që flas për të njëjtën problematikë këtu. Ka të bëjë me kërkesat për marrjen informacioni me ministrinë e Brendshme, me Bashkinë e Tiranës, për interpelance me ministrat përkatës. Sot kanë skaduar kërkesat për informacion m ministrinë e Brendshme, me AKUKU-n. Kam marrë përgjigje dhe nga ministri i Bujqësisë që thotë; nuk dua të bëj interpelancë me ty! Ministria e Bujqësisë ngarkohet me problematikën për të cilën kam kërkuar informacion. Kam kërkuar informacion për kafshët shoqëruese të braktisura, Agjencia thotë se kam kompetencë dhe ministria thotë; se kam kompetencë. Kam kërkuar që të jepet informacion për kontrollet e ushtruara. E kuptoj se ka njerëz dhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punën e tyre, por unë jam këtu për të bërë punën time. Në qoftë se kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesave nuk u përgjigjet askush, më mirë na thoni të mos bëjmë kërkesë për marrje informacioni, as të mos bëjmë interpelanca. Çfarë e dinë këta Kuvendin e Shqipërisë?”, deklaroi Braçe.
Lini një Përgjigje