TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 10:54

“Mos më mohoni fjalën!”, Agron Shehaj përplaset ashpër me Peleshin

Shkruar nga Pamfleti
“Mos më mohoni fjalën!”, Agron Shehaj përplaset
Agron Shehaj

Seanca plenare është shoqëruar me tensione dhe debate mes kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe drejtuesit të seancës, Niko Peleshi, pas refuzimit të kërkesës së Shehajt për të folur lidhur me dy interpelanca të mohuara.

Shehaj kërkoi 10 minuta kohë në Kuvend për të diskutuar mbi refuzimin e interpelancave për AKSHI-n dhe Air Albania, duke argumentuar se kjo e drejtë i takonte sipas Rregullores së Kuvendit.

“Kemi marrë përgjigje javën e kaluar për mohimin e dy interpelancave. Kërkoj 10 minuta në bazë të Rregullores. Një për AKSHI dhe një për Air Albania”, deklaroi Shehaj.

Por drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, kundërshtoi kërkesën, duke theksuar se procedura duhej ndjekur menjëherë pas marrjes së përgjigjes negative. 

Teksa vijonte të fliste, Peleshi i fiku mikrofonin deputetit Shehaj. Kjo shkaktoi debate dhe tone të larta në sallën e Kuvendit, ndërsa Peleshi e paralajmëroi se do ta përjashtonte nga seanca nëse vijonte të fliste në sallë.

“Kërkesa duhet të ishte bërë në momentin kur është kthyer përgjigjja”, tha Peleshi.

Debati mes tyre u tensionua më tej, ndërsa Shehaj akuzoi drejtuesin e seancës për shkelje të Rregullores dhe mohim të së drejtës së fjalës.

“Është refuzuar kërkesa për interpelancë! Mos shkelni Rregulloren dhe të më mohoni të drejtën e fjalës”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Peleshi tha se kërkesa ishte jashtë afateve procedurale.

“Nuk mund ta kërkoni pas një muaji. Rregullorja është e qartë. Duhet ta kërkonit në seancën pasardhëse. Nuk mund të bëjmë debat”, deklaroi ai.

Përplasja në sallë solli ndërprerje dhe tensione gjatë seancës, ndërsa Shehaj reagoi edhe ndaj ndërhyrjeve të deputetëve të tjerë në Kuvend.

Lini një Përgjigje