Seanca plenare e Kuvendit nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta më 5 maj.
“Kërkesa për mbajtjen e një minute heshtje solemne në nder të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, është paraqitur nga grupi parlamentar i PS-së”, deklaroi Niko Peleshi, ndërsa Kuvendi e miratoi unanimisht.
Deputetët u ngritën në këmbë për të nderuar figurën e Servet Pëllumbit.
Ish-kreu i Kuvendit dhe një ndër figurat kryesore të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, u nda nga jeta dy ditë më pare. Ai u shua në moshën 89-vjeçare.
I njohur mes socialistëve me emrin profesori, Pëllumbi shënon një karrierë të pasur në politikën shqiptare, si ish-kryetar i Kuvendit dhe disa mandate deputet. Po ashtu ka qenë një zë me peshë në radhët e socialistëve.
Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe njihet si një nga figurat që ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të vendit, veçanërisht në periudhën e tranzicionit.
Ai konsiderohet një nga figurat që luajti rol të rëndësishëm në zhvillimet politike, veçanërisht gjatë tranzicionit pas viteve ’90. Në këtë periudhë, ai shërbeu si nënkryetar i Partisë Socialiste nga viti 1990 deri në vitin 1996 dhe ishte i angazhuar në fushata të rëndësishme politike, përfshirë kundërshtimin e referendumit për Kushtetutën dhe përpjekjet për lirimin e Fatos Nanos.
Sa dem na ka bere ky zarbo i Nexhmie Hoxhes, bo bo bo! E kam provuar ne nje rast, ishte njeri shume i poshter. Nuk eshte mire te permenden te vdekurit, por haku duhet tu jepet. Nuk e di a e varroset ngjitur me Enver Hoxhen. Hengri urte e bute, mire e mire gjithe jeten e tani po u vjen keq zuzareve. Pyesni fshataret e vet se sa burre i kire qe, qe nuk i perfilli kurre se e mbante vehten me te madh. Vertet na mbahej marksist i bindur e pastaj na iu ngjit PS kapitaliste urte e bute e vazhdoi urte e bute. Mbani mend pse nga 4 klasiket e komunizmikt mbeten 3 e mungonte Englesi? Kur beri Kapitalin, Marksi e beri me ndihmen e Englesit qe ishte universal dijetar. Pasi u botua Kapitali Marksi i dha nje kopje Engelsit ta lexonte. Pas ca kohe Marksi e pyet Engelsin, si tu duk? Mire ia ketheu Engelsi, por eshte per njerezit. (Well it looks good but is for humans). Duke iu referuar teorise se Charles Darwin te teorise se evolucionit te specieve, qe e kemi origjinen qe nga nje qelizoret e pasardhes se majmunit ne akoma nuk jemi bere njerez por jemi ne procesin e zhvillimit nga kafshe ne njerez, Engelsi kishte shume te drejte. Kur do behemi njerez? Kur te shuhemi komplet.