Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.
Fokusi i kësaj mbledhjeje është organizimi i brendshëm i partisë.
Po ashtu, në këtë takim pritet të bëhet edhe një bilanc i ecurisë së turit të nisur nga PS, “Punët e Shqipërisë”, një tur i cili do të vijojë deri më 12 qershor, që përkon edhe me ditëlindjen e 35-të të kësaj partie politike.
Turi "Punët e Shqipërisë" është një nismë intensive e Partisë Socialiste, e nisur në pranverë 2026, ku drejtuesit e qarqeve, ministrat dhe deputetët zhvillojnë takime në gjithë vendin për të diskutuar problemet dhe prezantuar zgjidhje për komunitetet lokale.
Ndërkohë, ky takim pune vjen në një kohë kur kjo forcë politike po përgatitet për zgjedhjet e brendshme që do të zhvillohen gjatë muajve të verës, ku do të zgjidhen edhe drejtuesit e forumeve kryesore të kësaj force politike, si dhe krerët e degëve në të gjithë vendin.
Po ashtu, në PS kanë nisur edhe përgatitjet me bazën në terren dhe strukturat për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale të vitit 2027.
Lini një Përgjigje