TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2026, 20:16

Berisha: Protesta e 8 majit do të jetë më e rëndësishmja

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Protesta e 8 majit do të jetë më e
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët e njësisë 5 në Tiranë, tha se protestat janë bërë zëri i Shqipërisë në mbarë kombin dhe në mbarë botën.

Berisha tha se protesta e 8 majit do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Jemi të lodhur, jemi të rraskapitur, por këto protesta u bënë zëri i Shqipërisë në mbarë kombin dhe në mbarë botën. Në qoftë se ne, nuk do kishim qëndruar, sot nuk do ishim opozitë. Në rast se ne nuk do të kishim qëndruar, pushteti absolut i Edi Ramës do të mbillte terror në të katërta anët e vendit.

Në rast se ne nuk do kishim qëndruar, do flitej ashtu siç folën lobistë racistë antishqiptarë para një muaji, të paguar nga Edi Rama, sipas të cilëve, AKSHI, ndërmarrje shtetërore ku merren peng biznesmenë që paraqesin oferta, qenka kulturë shqiptare kjo”, tha Berisha.

Ai tha se protestat e opozitës janë jo vetëm zëri i vërtetë i shqiptarëve, por edhe i besimit tek Shqipëria dhe tek e ardhmja.

berisha protesta foltore

1 Komente

  1. tropojani

    Ike ore mashtrues klasi! Keto protesta i ben formalisht sa te rimarresh kreun e PD. Ti je ai qe mban Ramen ne pushtet dhe Rama te ndihmon tyja te jesh portieri perjeteshem i PD.

    Lini një Përgjigje