TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2026, 22:32

Hasimja: Gara në PD është për kontroll politik, jo përplasje ideologjike

Shkruar nga Pamfleti
Hasimja: Gara në PD është për kontroll politik, jo
Ermal Hasimja

Politologu Ermal Hasimja foli edhe për rolin e partive të vogla dhe sfidat politike të vendit…

Profesori Ermal Hasimja komentoi zhvillimet brenda Partisë Demokratike gjatë një interviste në emisionin “Oponencë” në News24, ku u ndal te gara për drejtimin e partisë dhe situata në opozitë.

Sipas tij, përplasja mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjit lidhet më shumë me kontrollin politik sesa me dallime ideologjike. Ai tha se Partia Demokratike vazhdon të përballet me tensione të brendshme, ndërsa opozita e ka të vështirë të funksionojë në kushtet aktuale.

Hasimja u shpreh se deklaratat e palëve duhen marrë siç paraqiten publikisht. Ai tha se Salianji kërkon një rienergjizim të partisë, ndërsa nga ana tjetër drejtues të PD-së e akuzojnë për bashkëpunim me persona të dyshimtë.

Në lidhje me partitë e vogla, ai argumentoi se situata politike dhe institucionale në vend nuk lë hapësirë për rivalitete të gjata mes forcave opozitare. Sipas tij, procesi i integrimit europian ka ngecur, ndërsa krimi i organizuar po ndikon gjithnjë e më shumë në drejtimin e qeverisjes.

Hasimja theksoi se opozita nuk mund të presë që një parti e vetme të dominojë të gjitha të tjerat përpara se të krijohet një alternativë politike funksionale.

 

pd berisha hasimja salianji

1 Komente

  1. e
    ert

    Ky eshte nje larve e shemtuar! Njeriu i "moderuar" i Sales..

    Lini një Përgjigje