TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 07:38

Kuvendi në seancë plenare, opozita kërkon interpelancë me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi në seancë plenare, opozita kërkon interpelancë me
Kuvendi i Shqipërisë

Pika që pritet të marrë vëmendjen kryesore politike është interpelanca urgjente me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga PD.

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë në orën 10:00, me një rend dite që përfshin interpelanca me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Energjetikës, projektligje me rëndësi dhe votime për institucione të pavarura.

Pika që pritet të marrë vëmendjen kryesore politike është interpelanca urgjente me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje mbi çështjet konkrete që do të ngrihen, pritet që opozita të fokusojë debatin tek zhvillimet politike dhe çështjet e aktualitetit.

Një tjetër interpelancë është parashikuar edhe me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, po me kërkesë të deputetëve demokratë. Debati pritet të përqendrohet te infrastruktura, energjia dhe projektet publike.

Në seancë është parashikuar gjithashtu një sesion pyetje-përgjigje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

Ndër projektligjet më të rëndësishme që do të diskutohen sot është ai për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Projektligji kërkon shumicë të cilësuar votash për miratim dhe pritet të shoqërohet me diskutime nga grupet parlamentare dhe komisionet përgjegjëse.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të urdhrit nr. 30, datë 5.5.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.5.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2.Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)

4.Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”.

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

10.Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

11.Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.

12.Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

13.Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

14.Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

15.Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”.

16.Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”.

17.Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”.

18.Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

19.Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”.

20.Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

21.Projektvendimi “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë, të cilët do të bëjnë auditimin e llogarive financiare për vitet 2024-2025 të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

22.Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”.

(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 9, pika 2 dhe 10, pika 1, të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, të nenit 9, pika 1, të ligjit nr. 8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar”, si dhe të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

23.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

kuvendi në seancë plenare opozita interpelance rama

Lini një Përgjigje