Në seancën plenare të kësaj të enjteje, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për ndryshimet në Kodin Rrugor, me argumentin se nevojitet më shumë kohë për shqyrtimin e amendamenteve të propozuara.
Duke iu referuar ngjarjes tragjike të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, Balla bëri të ditur se dy deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar amendamente që synojnë forcimin e masave parandaluese ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm të mjeteve.
“Nisur nga diskutimet që bënë ditën e hënë, referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës. Dy deputetë të PS, kanë depozituar disa amendamente, për marrjen e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve të papërgjegjshëm, dhe në këtë mënyrë për të lënë kohë që edhe kolegë të grupit parlamentar të PD dhe komisioni po ashtu dhe ministria përkatëse kërkojmë shtyerjen e diskutimit të kësaj çështje me qëllim që të kemi konsensus të plotë. Besoj biem të gjithë dakord për ta shtyrë bashkë me kolegët”, tha Balla.
Lini një Përgjigje