TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 10:36

Përplasja në Kuvend për raportin e PE, Balla: Nuk mund të dalim para Parlamentit Europian

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja në Kuvend për raportin e PE, Balla: Nuk mund të
Taulant Balla

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend, me synim përfshirjen e diskutimit mbi raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se kjo çështje mund të diskutohet javën e ardhshme.

Balla theksoi se raporti ende nuk është miratuar nga vetë Parlamenti Europian, pasi deri tani ka kaluar vetëm në komisionin përkatës dhe pritet të votohet më 16 ose 17 qershor.

“Pr/rezoluta reflekton përparimin e Shqipërisë në rrugën e BE, dëshmon arritjet e Shqipërisë përgjatë këtij viti kur raportohet. Është një pr/rezolutë e PE mbi raportin për 2025. Që mos bëhemi qesharakë, PE këtë dokumentin e miraton vetë më 16 ose 17 qershor, tani na kërkohet ta bëjmë ne diskutimin para se ta miratojë PE. Jemi të gatshëm kur ta doni ju por e kemi programuar javën tjetër më 14 maj.

Kjo historia me marr 2 minutëshin këtu për të thënë kërkuam diskutim për raportin kjo nuk shkon, na bën qesharakë. Se duhet ta miratojë PE, në 7-8 korrik kemi edhe komitetin e Stabilizim Asocimit, për shqiptarët pr. Rezoluta e kaluar të martën me 55 vota pro, rëndësi ka të ruajmë seriozitetin. E mirepresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet. Javën tjetër e kemi detain për raportin”, u shpreh Balla.

 

Lini një Përgjigje