Këtë të enjte në Tiranë po mbahet Kongresi Botëror i Ligjit ku kryeministri Edi Rama foli për transformimet e dekadës së fundit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Rama tha se fokusi i qeverisë së tij është ndërtimi i një shteti të udhëhequr nga ligji dhe jo nga forca, duke e konsideruar këtë si sfidën më të madhe të vendit.
“Askush nuk do e kishte imagjinuar se Shqipëria do të përzgjidhej si vend mikpritës i këtij kongresi, për çka Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit, në raport me një sfidë historike dhe të pamundur për shumë e shumë dekada, për të ndërtuar këtu në këtë vend, për të ndërtuar kushtet e një vendi të drejtuar nga ligji dhe jo nga forca.
M’u kujtua kur ne bëmë një anketim publik për vettingun, në kohën kur konceptonim dhe çonim përpara reformën në drejtësi.”, tha Rama.
Rama gjithashtu foli për vettingun si pikë kyçe për të dërguar përpara drejtësinë shqiptare.
"Vettingu ishte një pikë kyçe, duke bërë të gjitha përpjekjet që historia e drejtësisë shqiptare të bëjë një kthesë të madhe. Partnerët tanë janë të çmuar në këtë rrugë, sepse mbështetja e tyre ka qenë me rëndësi të dorës së parë. Në sondazhe rezultonte se mbi 90 përqind e shqiptarëve e donin vettingun në drejtësi dhe ky ishte rezultat fantastik. Por mbi 80 përqind nuk kishin besim se do shikonin një drejtësi të fortë dhe se do kishte barazi para ligjit. Kjo ndodhte sepse ishin mësuar se drejtësia ishte gjithmonë në duart e më të fuqishmëve. Më 2013 ne e bëmë atë që askush nuk e kishte imagjinuar kurrë, duke vendosur që njerëzit me pushtet të dorëzojnë shpatën e drejtësisë.”, tha Rama.
Mashtrues i paparë në historinë njerëzore. BRAVO