
Deputeti demokrat Flamur Noka ka replikuar me deputetin socialist Eduart Shalsi, ndërsa tha se i ka kërkuar Berishës t'i kthejë përgjigje, por ai është shprehur se nuk bëhet replikë me atë se është i vetmi që i ka mbjellë flokët dhe e ka asfalt kokën, prandaj nuk i mbijnë as flokët, nuk ka mend ky njeri.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka ironizoi Shalsin duke i thënë që je i vetmi që tre herë i ke mbjellë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën rrafsh.
Deputeti demokrat më tej ka kërkuar përmes një amendamenti të vendoset minimumi jetik 200 euro.
"I kërkova doktorit të bënte replikë, nuk bëhet replikë me atë tha se është i vetmi që i ka mbjellë flokët dhe e ka asfalt kokën, prandaj nuk i mbijnë as flokët, nuk ka mend ky njeri. Je i vetmi që tre herë i ke mbjellë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën rrafsh.
Në vlerësimin tonë si PD, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik. Ju aq shumë i doni të varfrit, sa i shtoni ata. Minimumi jetik, normë ligjore. Vjen si aplikim në çdo vend të botës i një metodologjie. Diskriminon shtresat e varfra që ‘sulltan Surreli’ thotë se do i ketë në konsideratë. Sipas bankës botërore, kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë. Shqipëria e ka 0.6 dollarë. A e kuptoni çfarë diskriminimi i bëhet kësaj shtrese?", tha Noka.
Ndërkohë, që më herët Shalsi tha se Berisha e ka humbur shansin dhe po mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar.
“Sali Berisha e kishte gjithë mundësinë që pas disfatës lapidar të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe t’i hapte udhën dikujt nga ju që në fakt e bëri me Lulin, por siç e bëri ashtu dhe e zhbëri. Unë e di se ç’mendon për Sali Berishën pjesa më e madhe prej jush. Shikoni historikun politik, jeni vetëm deja vu. E humbe shansin Sali. E kuptoj dhe marazin, dhe pikëllimin dhe sikletin e madh në moshën tënde kur ballafaqohesh me të vërteta që nuk i mendoje. Jeni mjaftueshmërisht të zgjuar për ta kuptuar që koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. E kishte Saliu në dorë dhe minimumin jetik, kishte në dorë dhe të përndjekurit dhe pronarët.
Vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar. Nuk je më as përfaqësues i tyre dhe i dënuar të vuash largimin nga politika në një mënyrë aspak dinjitoze. Mbetesh një rudiment politik”, deklaroi Shalsi.
Lini një Përgjigje