Më 30 maj 2014, SHÇBA e kallëzoi Ervina Gjanën në Prokurori duke e pezulluar nga detzra Specialiste IT në Drejtorinë e Policisë, sepse vodhi hard disk-un e kompjuterit zyrtar ku kishte të dhëna tepër sekrete; ndërsa përzgjedhja e drejtorëve të policisë në qarqe, u bë nga Neritan Nallabti i bandës së “Xibrakës”, bandave të Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Fierit e Beratit...
Në datën 2 gusht 2023, Drejtori i Përgjithshëm i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, urdhëroi punonjësit e databazës dhe serverëve të sistemit TIMS, t’i kalonin atij gjithë të dhënat sekrete në një hard disk personal.
Ai mori të gjitha hyrje-daljet e personave në pikat kufitare, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, listat e terroristëve, personat në gjurmim e kërkim, targat dhe gjobat e makinave, komunikime e raporte sekrete mes agjencive të sigurisë dhe partnerëve të huaj.
Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, një nga anëtarët e bandës policore që vodhi të dhënat sekrete të sistemit TIMS, ishte Ervina Gjana, Drejtore e Anti-Krimit Kibernetik, emëruar pak ditë para vjedhjes së të dhënave.
Menduam, se pas këtij skandali zyrtar e krimi të rëndë që ka cënuar sigurinë kombëtare e që po hetohet nga SPAK, Ervina Gjana do ishte shkarkuar nga detyra, do ishte përjashtuar nga policia e shtetit e do ishte arrestuar.
Por emri i saj, ka dalë përsëri në skenë këto ditë, jo vetëm si vazhduese në detyrën e Drejtoreshës së Anti-krimit Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit; por dhe si kryetare e komisionit që po përzgjedh shefat e komisariateve të policisë.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, ata komisarë e krye-komisarë që kanë kandidaur për shefa komisariatesh, po verifikohen për aftësitë, figurën e integritetin dhe do përzgjidhen nga Ervina Gjana e bandës kriminale të sistemit TIMS.
Ndërsa përzgjedhja e 12 drejtorëve të policisë të qarqeve, u bë nga Neritan Nallbati i bandës së “Xibrakës”, i bandave të Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Fierit e Beratit ku ai ka qenë drejtor.

Kujtojmë, që më 30 maj 2014, SHÇBA e kallëzoi Ervina Gjanën në Prokurori dhe u pezullua nga detyra Specialiste IT në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, sepse vodhi hard disk-un e kompjuterit zyrtar ku kishte të dhëna tepër sekrete, por dikush ia hoqi “njollën” dhe pushoi çështjen penale, duke e kthyer në detyrën që kishte.
Ndërsa shefi i saj aktual, Neritan Nallbati, në muajin korrik 2003 kur ishte drejtor policie në Vlorë, u përjashtua përgjithnjë nga Policia e Shtetit, mbasi nga SHISH, Anti-Trafiku, Policia e Anti- krimit dhe SHÇBA, u vërtetua se kishte lidhje me grupet trafikut të kokainës, ndërsa tani ka dalë në dosjen SKY-ECC me bandat kriminale.
Me këta tipa e do Babloku kupolën e policisë; me ata po punon dhe drejtori Ilir Proda, sepse edhe vetë është me dosje të zezë për bashkëpunim me krimin./Pamfleti
Lini një Përgjigje