TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2024, 10:43

Berisha kërkon një minutë heshtje në nder të Sami Repishti, deputetët ngrihen në këmbë dhe nderojnë figurën e profesorit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërkon një minutë heshtje në nder të Sami

Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesorit Sami Repishti, pas propozimit nga ana e kreut të PD, Sali Berisha.

Një fjalën e tij të parë nga foltorja e Kuvendit pas 11 muajsh në arrest, Berisha zgjodhi t’ia kushtonte të ndjerit, profesorit Sami Repishti, kërkesë që më pas u pranua nga të dy grupet parlamentare.

Një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktuarës barbarinë dhe torturat me çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Ishte një ndër më të shquarit shqiptar në diasporë dhe migracionin tonë, fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtaren dhe interesin kombëtar.

Ai një antikomunist i vendosur, i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Hitlerit shqiptar. Fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit Amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë. Për të gjitha këto ftoj Kuvendin ta nderojmë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me 1 minutë heshtje”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje