TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2024, 10:19

Nis seanca plenare, rikthim i Berishës “qetëson” deputetët e opozitës; pritet miratimi i buxhetit për vitin 2025!

Shkruar nga Pamfleti

Nis seanca plenare, rikthim i Berishës “qetëson”

Pavarësisht rikthimit të kreut të PD-së në Kuvend, nisja e seancës ka qenë e qetë dhe pa rrëmuja nga ana e opozitës, të paktën për momentin.

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, në të cilën pritet që të miratohet buxheti i viti 2025. Pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare, tashmë buxheti do të miratohet nen për nen në Kuvend.

Ndërkohë, pavarësisht rikthimit të kreut të PD-së në Kuvend, nisja e seancës ka qenë e qetë dhe pa rrëmuja nga ana e opozitës, të paktën për momentin.

Berisha rikthehet në Kuvend pas pothuajse një viti mungesë për shkak të masës së sigurisë "arrest shtëpie", që iu vendos nga GJKKO lidhur me çështjen "Partizani". Para se të shkelte në sallën e Kuvendit, Berisha nuk u prononcua për gazetarët por thjesht tha se: “Berisha futet, metamorfoza del”, dhe më pas vazhdoi rrugën i shoqëruar nga Flamur Noka.

Ndërkohë që në fjalën e tij të parë brenda sallës së Kuvendit, Berisha kërkoi që të mbahej 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit. Edhe PS dhe PD ranë dakord me propozimin.

Një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktuarës barbarinë dhe torturat me çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Ishte një ndër më të shquarit shqiptar në diasporë dhe migracionin tonë, fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtaren dhe interesin kombëtar. Ai një antikomunist i vendosur, i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Hitlerit shqiptar. Fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit Amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë. Për të gjitha këto ftoj Kuvendin ta nderojmë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me 1 minutë heshtje”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje