TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2024, 07:35

Shpërthimi terrorist në Kosovë, Karamuço: Rusët e kapur në uzinën e Gramshit studiuan planin!

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi terrorist në Kosovë, Karamuço: Rusët e

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, duke folur lidhur me sulmin në veri të Kosovës, tha se ky akt terrorist mund të ndodhte edhe në vendin tonë.

Duke krahasuar situatën, eksperti përmendi rusët që u kapën në Shqipëri, Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin, të akuzuar si spiunë pasi u kapën duke fotografuar Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Kjo që ka ndodhur në Kosovë heq një paralele me atë që ndodhi në Shqipëri. Ata spiunë rusë që filmuan me dron digën e Bovillës, një strukturë kritike. Ata e kanë studiuar, planin e kanë njësoj. Aty e kanë më të lehtë se kanë njerëz të gatshëm”, tha ai në emisionin Top Story .

Karamuço shtoi se Rusia ka në fokus vendet e Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria e Kosova, për të kryer akte të tilla, duke prishur sigurinë dhe qetësinë e këtyre vendeve.

Lini një Përgjigje