
Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.
Moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Lini një Përgjigje