TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2024, 22:46

Kush është Bujar Shega që del te dosja e Suel Çelës? Basir Çollaku: Ka marrë miliona euro tenderë, drejton punët publike në disa qarqe

Shkruar nga Pamfleti

Kush është Bujar Shega që del te dosja e Suel Çelës?

Gazetari Basir Çollaku, ka folur për rolin e Bujar Shegës në grupin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Suel Çela.

Çollaku theksoi se Shega është i akuzuar për vrasje dhe i dënuar për trafik droge, ndërkohë që ka përfituar miliona euro para publike përmes tenderave.

Ai nënvizoi se Shega ka arritur të përfitojë para duke marrë punë publike në shumë qarqe në Shqipëri.

“Është edhe një biznesmen, pjesë e këtij grupi, Bujar Shega. Ka marrë miliona euro para publike përmes tenderave, i akuzuar për vrasje, i dënuar për trafik droge. Ai kalon te marrja e punëve publike në shumë qarqe në Shqipëri”, u shpreh ai i ftuar në studion e “Open”.

Lini një Përgjigje