TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2024, 22:12

Pse u vra Alfred Dedja? Gazetarët zbulojnë detaje nga atentati në Ndroq

Shkruar nga Pamfleti

Pse u vra Alfred Dedja? Gazetarët zbulojnë detaje nga atentati në

Vrasja e Alfred Dedjas pasditen e së dielës tronditi sërish opinionin. Autori i dyshuar i ngjarjes, Julian Gjoshi, u raportua se u dorëzua pothuajse 24 orë pas krimit. Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, ndërsa nga bisedat në SKY ECC zbulohen detaje se si ai u lirua kur u kap për armëmbajtje pa leje.

Gazetari Armand Bajrami tha se në drejtim të viktimës u qëllua 5 herë, 3 nga plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Bajrami tha se autori i dyshuar ka hyrë në lokal i pamaskuar. Gjoshi u vetëdorëzua pasditen e sotme në Polici, sikundër u njoftua më herët.

Gazetari Basir Çollaku tha se ngjarja duhet të hetohet pasi nuk besonte që ai ka ardhur si pasojë e një konflikti të momentit.

Çollaku tha se një nga pistat ku mund të hetohet është edhe ajo e zhdukjes së Jan Prengës. Ai tha se nxitimi i Policisë dhe Prokurorisë lidhur me ngjarjen nuk është bindës. “Çdo prokuror me një eksperiencë duhet ta marrë në konsideratë. Mund të përjashtohet si pistë, por jo që në fillim të hetimeve”, tha Çollaku në “Open”.

Ai tha se i duket se çuditshme qëndrimi i mbajtur nga SPAK që brenda 24 orësh përjashton pistën e zhdukjes së Jan Prengës si motiv në vrasjen e Alfred Dedja nga Julian Gjoshi, duke bërë një lidhje me historinë se viktima punonte në resortin ku është zhdukur Prenga, ndërsa autori është kunati i Altin Hajri.

Lini një Përgjigje