TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2024, 07:50

Nga miratimi i buxhetit te rikthimi i Berishës dhe paralajmërimet për kaos, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend?!

Shkruar nga Pamfleti

Nga miratimi i buxhetit te rikthimi i Berishës dhe paralajmërimet

Në Kuvend do të zhvillohet sot seanca e radhës për votimin e buxhetit për vitin 2025, teksa në Parlament do të marrë pjesë edhe Berisha…

Në seancën parlamentare të ditës së sotme në Kuvend pas gati një viti rikthehet ish kryeministri Sali Berisha, i cili ishte në masën ‘arrest shtëpiak’ për akuzat në dosjen e aferës “Partizani”.

Sipas axhendës, ditën e sotme në Kuvend priten diskutime të gjata për shkak se kalon për votim buxheti i vitit 2025 prej 8.2 mld eurosh, më i madhi në histori. Pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare, tashmë buxheti do të miratohet nen për nen në Kuvend.

Në seancën që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, rikthimi i Sali Berishës duket se do të shkaktojë trazira, pasi ky i fundit buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha.

Tashmë në liri, Sali Berisha, teksa një ditë para njoftoi edhe 2 amendamente në buxhet me firmën e tij, paralajmëroi dje rikthim të fuqishëm në Parlament.

“Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi Parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Kështu që unë kthehem nesër në Parlament, në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është!”, u shpreh kreu i demokratëve.

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij.

Mësohet se mazhoranca pritet të refuzojë amendamentet e demokratëve dhe të ngrejë në seancë plenare kartonët e kuq.

Gjatë mbledhjes së grupit, amendamentet e Partisë Demokratike janë konsideruar provokim politik nga socialistët, ç’ka priret të reflektohet edhe në qëndrimin e tyre në seancë.

Nga miratimi i buxhetit te rikthimi i Berishës dhe paralajmërimetNga miratimi i buxhetit te rikthimi i Berishës dhe paralajmërimet

berisha kuvend

Lini një Përgjigje