TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2024, 19:43

“Fitorja e zgjedhjeve, objektivi kryesor”, Çollaku zbulon strategjinë e opozitës për të ardhur në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

“Fitorja e zgjedhjeve, objektivi kryesor”, Çollaku zbulon

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se objektivi i opozitës, ashtu siç e tha edhe kryedemokrati Sali Berisha, është fitorja e zgjedhjeve të vitit 2025.

Komentet Çollaku i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ në A2 CNN, ku tha se ky objektiv duhet të ngulitet në mendjen e çdo deputeti opozitar, të cilët sipas tij, prej disa kohësh kishin pranuan gjendjen e statusquosë.

Ai tha gjithashtu se që opozita të vijë në pushtet, veç protestave, duhet krijuar edhe një alternativë njerëzore e besueshme dhe një program bindës.

Dalja e Berishës nga izolimi, është një lehtësim, një barrë që i hiqet opozitës nga krahët apo këmbët drejt rrugëtimit të saj. Dalja e Berishës nga Izolimi është një lajm shumë i mirë për opozitën. Do e shtojë energjinë dhe aktivitetin.

Një lider opozite në detyrë, në kontakt me njerëzit, është shumë më produktive sesa një lider i izoluar. Patjetër që ky është një lehtësim, një shtim energjie për opozitën. PD ka një sfidë që është qeverisje e vendit duke fituar dhe duke marrë pushtetin. Unë kam refuzuar gjendjen e statusquosë dhe më pëlqeu që Berisha ka vetëm një sfidë, fitoren e zgjedhjeve. Mendoj se me qenien më aktive të Berishës, mendoj se qasja e statusquosë së deputetëve do ndryshojë. Është e pamundur që ne të rijmë në ujëra të ndenjur para zgjedhjeve.

Problematikat e opozitës janë, sepse nuk zgjidhen me një ditë, por e rëndësishme është që Berisha përcaktoi atë që është ambicia, fitorja e zgjedhjeve. As më shumë e as më pak. Drejt zgjedhjeve nuk shkohet vetëm me protesta dhe mosbindje civile. Krahas protestave, edhe më të forta, duhet alternim edhe me një platformë të qartë politike dhe paraqitja para publikut shqiptar me një alternativë njerëzore të re dhe të besueshme”, tha Çollaku.

Lini një Përgjigje