TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2024, 12:40

Berisha hedh akuza të rënda: Në Ndroq u vra dëshmitari i zhdukjes së Jan Prengës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha hedh akuza të rënda: Në Ndroq u vra dëshmitari i

Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, ndërsa shtoi se ai vetë është i lirë. Kryedemokrati tha se vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e krimit dhe shtetit.

Berisha hedh akuza ndaj SPAK duke thënë se fle mbi dosjet e krimit dhe shprehet se nuk dëshiron të zbardhë vrasjen e Jan Prengës.

“Për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, ndërsa ai vetë është i lirë. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e krimit dhe shtetit. Nuk pati dëshirë për të zbardhur çështjen e Jan Prengës. Këto që shihni ju, dosjet vijnë nga jashtë. Dumani fle mbi dosjet e krimit. Janë nisma të vendeve partnere, jo të tijat.

Një nga emrat më të lakuar ishte Ols Dado. Bëhet fjalë në këtë dokument, s’ka pasur të bëjë… reagoi në mes të natës SPAK, u zgjuan nga gjumi dhe bënë deklaratë. Mirë bënë që e bënë, por të thonë kush është Olsi”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje