
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vrasjes në Ndroq të Tiranës, ndërsa mbeti i vdekur Alfred Dedja.
Berisha ka denoncuar lirimin e Julian Gjoshit, autorit të dyshuar të vrasjes së 50-vjeçarit në Ndroq pasditen e sotme.
Sipas një denoncimi, të cilën e ka bërë publik edhe vetë kreu i opozitës Sali Berisha, thuhet se ish-prokurori i akuzës së kryeqytetit, Ols Dado, aktualisht prokuror pranë SPAK liroi nga burgu kunatin e Altin Hajrit, i cili doli në aplikacionin Sky Ecc, ku Hajri dhe Jurgis Çyrbja diskutonin për lirimin e tij.
Gjoshi, asokohe vetëm 23 vjeç ishte arrestuar nga blutë e kryeqytetit, teksa qarkullonte me automjet në gjendje të dehur, me armë zjarri me vete dhe 10 fishekë.
“Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!
Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Olsi Dado!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Përshëndetje Dr. Autori i vrasjes së sotme në Ndroq Julian Gjoshi rezulton si personazh në aplikacionin Sky Ecc ku Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbja diskutonin për lirimin e tij pasi ishte kapur me armë… ku prokurori që liroi Julian Gjoshin rezulton Ols Dado aktualisht Prokurori i SPAK”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje