
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi e ka cilësuar si të domosdoshme prezencën e kryetarit të PD Sali Berisha në Parlament.
Ai tha se falë qëndresës së kryedemokratit në radhë të parë, këmbënguljes, durimit dhe luftës së demokratëve në këtë betejë, bëri që Berisha të jetë i lirë për të kryer detyrën dhe misionin e tij si udhëheqës i demokratëve.
Baçi tha se Berisha do të jetë prezent në seancën e së martës, më 3 dhjetor, ku do të diskutohet e votohen nen për nen për buxhetin 2025.
“Qënia e Berishës në parlament, në anëtarësi e terren, ishte domosdoshmëri e problem për PD. Qëndresa, këmbëngulja, durimi e lufta e demokratëve në këtë beteje, bëri që ai të jetë i lirë për të kryer detyrën dhe misionin. Ishte domosdoshmëri, është i ligjshëm edhe entuziazmi i demokratëve pas lirimit të Berishës dhe qenies së tij i lirë për të komunikuar. Në këto kushte ka marrë tjetër dimension beteja e të bërit opozitë, ndryshim të madh në vijimësi, duke nisur nga e marta në seancën parlamentare që është buxheti. Berisha do jetë prezent, në një vend që i takon si kryetar PD, në misionin e vet në ballë të betejës për luftën opozitare.
Qëllimi i policisë është për të frikësuar e intimiduar protestuesit për të mos vijuar protestën. Veprimet e tyre ishin të parapërgatitura, me plan konkret. Me forca speciale, me ujë, me makina të blinduara, gaz lotsjellës. Shumë prej udhëtarëve që ndaluan, zbritën nga mjetet e qëndruan bashkë me protestuesit. Ishte një sms solidarizimi me protestuesit. Ishte e qëllimtë të përdornin forcën siç e përdorën, kanë vepruar dhunshëm ndaj protestuesve e qytetarëve. Kjo me mendimin që t’i frikësonin e të tërhiqeshin. Krejt e kundërta ndodhi, s’ka tërheqje e frikë. Më shumë na motivojnë për të qenë të qëndrueshëm.
Nga protestat tona të fuqishme, kemi arritur këtu ku jemi. Kemi qenë një PD që jemi goditur nga pushteti e sërish mbijetuam dhe ishim fuqi elektorale me vota. Mazhoranca është e frikësuar, me protesta e qëndresë morëm vulën, partinë dhe flamurin tonë. E pastruar tashmë do të thosha por jo plotësisht, shumë e fuqishme. I morëm me qëndresë, s’na i dha Rama”, tha Baçi për "Syri Tv".
Lini një Përgjigje