TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Nëntor 2024, 20:00

Babloku lëshon dorën për festat e fundvitit, 15 mld lekë për Inteligjencën Artificiale përmes zarit të tij Igli Tafa!

Shkruar nga Pamfleti
Babloku lëshon dorën për festat e fundvitit, 15 mld lekë
Igli Tafa-Edi Rama

Kryeministri nuk na tha se kjo IA-ja e paska pak të rëndë dorën. Vetëm me një të rënë të lapsit janë dhënë 15 mld lekë...

Në prag të festave të fundvitit dhe pa zhurmë, qeveria ka bërë transfertën e saj më të madhe buxhetore të këtij viti.

Shteti Shqiptar ka paguar një kompani 1.5 miliard lekë (të reja) për Materiale te Teknike te Inteligjencës Artificiale.

Paguesi i këtij transaksioni është Autoriteti Kombëtar për Certifikimet Elektronike dhe Sigurinë Kibernetike, agjenci në vartësi të kryeministrit. Kjo është Pagesa e Parë për shërbimet dhe produktet  IA (Inteligjenca Artificiale). Të dhënat janë publikuar nga “Open Data”. Sipas saj, pagesa është bërë për kompaninë 'FIRST'.

Babloku lëshon dorën për festat e fundvitit, 15 mld lekë

Kryeministrin e kemi dëgjuar shpesh të flasë për Inteligjencën Artificiale. Madje ai pati dhe një telefonatë me Mira Muratin, për të futur Inteligjencën Artificiale te hartimi i dokumenteve për integrimin në BE. Po ashtu, Rama ka deklaruar se do të përdorë IA për tenderët dhe eliminuar korrupsionin.

Në letër duken të gjitha të mira, por në fakt ata që e pësojnë janë shqiptarët dhe askush nuk jep garanci se këto para nuk shkojnë në xhepa të caktuar. Janë 15 miliardë lekë të vjetra që janë shpenzuar ose afro 15 mln euro. Dhe ai që merret me këto para është Igli Tafa, kreu i Autoritetit Kombëtar për Certifikimet Elektronike dhe Sigurinë Kibernetike dhe zari i kryeministrit.

Është individi që kishte për detyrë të na mbronte nga sulmet kibernetike, mirëpo e-Albania, TIMS-i dhe gjithë sistemet e tjera u shpartalluan dy vite më parë gjatë sulmit nga iranianët. Igli Tafa kishte marrë miliarda dhe nuk dihet se ku kishin shkuar ato para. Tani sërish ky institucion shpenzon 15 mld lekë për të na futur Inteligjencën Artificiale.

Pamfleti” ka denoncuar edhe më parë se si Igli Tafa e kishte thyer institucionin në një zyrë qejfi, ku punësoheshin individë të caktuar dhe vetëm merreshin para, por sistemet për të cilat ata duhej të kujdeseshin ishin lehtësisht të hakerueshme. Tani të shohim se çfarë do të ndrisin me Inteligjencën Artificiale.  

Para se të vija këtu pashë një produkt të AI për transferimin e ligjeve të BE këtu në Shqipëri. Është e jashtëzakonshme të mendosh se Kroacia për të hyrë në BE vetëm për procesin e kalimit të legjislacionit nga pikëpamja mekanike mori 7 vite. Për të bërë këtë ka angazhuar një numër të jashtëzakonshëm përkthyesish, redaktorësh, etj. Nga produkti përmes inovacionit ne kemi transferimin e ligjeve nga anglishtja në shqip me cilësi dhe shpejtësi të jashtëzakonshme. Të gjitha llojet e vrimave që duhet të mbylleshin në këtë aspekt mund të mbyllen përmes teknologjisë”, shprehej Rama në fillim të kësaj jave.

Por kryeministri nuk na tha se kjo IA-ja e paska pak të rëndë dorën. Vetëm me një të rënë të lapsit janë dhënë 15 mld lekë. Kjo është vetëm një dorë, imagjino dhe sa të tjera do të ketë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje