
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur lidhur me miratimin nen për nen të Buxhetit 2025, të martën e 3 Dhjetorit.
Bardhi ka prezantuar 34 amendamente për Buxhetin, i cili kërkon t’i shtojë në diskutimet në Kuvend.
Deputeti i PD u shpreh se ky buxhet i mazhorancës ka prioritet financimin e aferave korruptive ndërsa kërkon që të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që të sigurojë mirëqenien minimale të tyre.
Ai prezanton edhe 2 prej amendamenteve në emër të Berishës, teksa në fillim ishin 32 amendamente. Bardhi e quan buxhetin 2025 si të “mirëqenies së Ramës” dhe një grushti njerëzish afër tij.
Bardhi rendit kërkesat për pezullime shpenzimesh, pagesa prokurimesh, pezullimi pagesave për koncesione dhe PPP, shtesa për fonde pensionesh, minimumi jetik me 200 mijë lekë, të përndjekurit, shpronësimet, shtesat në arsim dhe shëndetësi, me rritje pagash deri në 20% në këto sektorë.
“Buxheti i Shtetit është dokumenti më domethënës për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten dhe një grusht njerëzish, apo punon për mirëqenien e gjithë qytetarëve. Për fat të keq, si çdo vit në këto 12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës, Buxheti i Shtetit ka prioritet financimin e aferave korruptive dhe nuk ka prioritet hallet, shqetësimet apo garantimin e mirëqenies së qytetarëve.
Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë Buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njerëzish pranë tij, por të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 32 amendamente, si më poshtë:
Miratimi i këtyre amendameteve do të ishte shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve dhe interesit publik. Vota pro tyre është votë pro qytetarëve. Vota kundër tyre është voto për mirëqenien e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, dhe votë kundër mirëqenies së qytetarëve”, tha Bardhi në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje