TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2024, 19:25

PDIU në koalicion me PS? Shpëtim Idrizi zbulon planet e tij për zgjedhjet e 2025-ës!

Shkruar nga Pamfleti

PDIU në koalicion me PS? Shpëtim Idrizi zbulon planet e tij për

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zbuluar sesi do të procedohet me koalicionin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

I ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ai tha se forcat politike qëndrojnë në politikën shqiptare nëse kanë një kauzë, një specifikë.

Mendoj që një parti politike nuk është një vend pune. Një parti politike do të thotë të shtrosh arsyen për të cilën rri në politikën shqiptare apo ajo që më mbështetjen e shqiptarëve, ti arrin të shtysh përpara kauza apo programe që shqetësojnë shqiptarët.

Ne jemi dëmtuar. Qytetarët duan që forcat opozitare të tregojnë se pse janë më të mirë se krahu tjetër. Nuk mjafton vetëm denoncim apo protestim, duhet të kemi një zgjidhje për ato gjëra që shqetësojnë jetën e shqiptarëve”, tha Idrizi.

Si një aktor direkt në zgjedhje, Kreu i PDIU tha se kjo parti e vogël do ta gjejë vendin e vet edhe pse është bërë e vështirë. I pyetur se a mundet që PDIU të shkojë në koalicion me mazhorancën, ai tha se kjo e fundit nuk ka nevojë për diçka të tillë, pra për një parti politike. Më pas ai shpjegoi se përtej kësaj, mazhoraca e ka në dorë diçka të tillë.

“Të dy forcat e mëdha politike e kanë dashur PDIU-në në koalicion për peshën e saj elektorale, por janë druajtur gjithmonë për shkak të kauzave që ajo mbart”, tha Shpëtim Idrizi.

Lini një Përgjigje