TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2024, 13:00

Vrasja në Ndroq, Berisha pranon gabimin: Prokurori që del në përgjimet e "SKY" nuk është Olsi i SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Ndroq, Berisha pranon gabimin: Prokurori që del në
Sali Berisha dhe prokurori i SPAK, Olsi Dado

Berisha dje dha një deklaratë ku implikoi prokurorin e SPAK, Olsi Dado, si magjistratin që përmendet te përgjimet mes Altin Hajrit dhe ish-deputetit të arrestuar Jurgis Çyrbja, për lirimin e kunatit të të parit më 2021, Julian Gjoshit, pas arrestimit me armë “Bereta” pa leje.

Kreu i  PD Sali Berisha është tërhequr nga spekulimi që ngriti vetë mbrëmjen e djeshme, në profilin e tij zyrtar në Facebook për ngjarjen e Ndroqit.

Ai është shprehur se ndryshe nga çfarë është deklaruar mbrëmjen e djeshme për "Olsin" e përgjimeve të "SKY", ai nuk është prokurori i SPAK, Ols Dado.

Berisha citoi dhe reagimin e Prokurorisë së Posaçme në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e cila përgënjeshtroi akuzat, duke sqaruar se "Olsi" për të cilin flitej në përgjime dhe që ish-kryeministri e akuzonte publikisht në llogarinë e tij, nuk ishte prokurori Olsi Dado.

Në përgjimet e SKY ECC Hajri i përmend ish deputetit Jurgen Çyrbjas edhe emrin e Olsit për ndërhyrje dhe zgjidhje të çështjes, teksa Berisha tha dje (1 Dhjetor) se ai është prokurori Olsi Dado.

"Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani atë. Olsi Dado nuk është. Pas verifikimeve, reagoi në mes të natës SPAK, u zgjuan nga gjumi, bënë deklaratë. Mirë bënë që e bën, por t'u tregojnë qytetarëve kush është Olsi. Dy Olsa ka, Olsi Çela dhe Olsi Dado në Prokurori.

Kur unë ju kam thënë që Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak dhe më thoni, fle ai mbi dosjet e krimit apo jo.

Unë kam bërë verifikimet pasi përgënjeshtroi SPAK dhe nuk është Ols Dado. Të paktën në këtë proces, nuk është ai. Por se cili është Olsi, atë e di Dumani, ai e fsheh. Por një gjë e di, si prokuror çështje nuk ka qenë Olsi (Dado)", u shpreh Sali Berisha.

Kreu i PD shkoi më tej, duke thënë se atë e dinte Dumani dhe se e fshehin vrasjen. Berisha hodhi dyshime se Dedja ishte dëshmitari i vetëm që dinte për zhdukjen e Jani Prengës dhe e vranë.

Sipas Berishës, vrasja ka ndodhur për shkak se Altin Hajri ka kërkuar zhdukjen e tij.

“Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i cmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Këto që shihni ju, dosjet, vijnë nga jashtë. Dumani flen mbi to. Janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij” tha Berisha.

 

olsi i spak berisha

Lini një Përgjigje