TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2024, 21:31

“Prokurori Dado liroi kunatin e Altin Hajrit”/ SPAK përplaset me Berishën: Po spekulon, media të mos merret me gënjeshtrat e tij!

Shkruar nga Pamfleti

“Prokurori Dado liroi kunatin e Altin Hajrit”/ SPAK përplaset

SPAK, ka kërkuar nga mediat që të mos bien pre e informacioneve të pavërteta që nxjerr ish-kryeministri Berisha. 

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur për ngjarjen e ndodhur në Ndroq, akuzoi një nga prokurorët e SPAK se kishte liruar nga burgu kunatin e Altin Hjarit, Julian Gjoshi, i cili dyshohet si autori i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja.

Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Ols Dado!”, shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.

Pas deklaratave të Berishës, ka reaguar SPAK, i cili ka përgënjeshtruar pretendimet e ish-kryeministrit duke theksuar se informacioni është i pavërtetë.

Më tej SPAK, ka kërkuar nga mediat që të mos bien pre e informacioneve të pavërteta që nxjerr ish-kryeministri Berisha. 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.

SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur.

SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative.

SPAK apelon për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave dhe nënvizon se do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Lini një Përgjigje