TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2024, 11:58

Vrasja e ish-menaxherit të kompleksit ‘Golden’, kunati i Hajrit e zuri në pritë brenda lokalit viktimën; policia kontrolle në tre qytete për arrestimin e tij

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e ish-menaxherit të kompleksit ‘Golden’, kunati i Hajrit
Alfred Dedja

Autori i dyshuar Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit "Golden" në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës  dhe lidhje e afërt gjithashtu me ish deputetin socialist i arrestuar pak kohë më parë Jurgis Çyrbja.

Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle në kryeqytet, Durrës, Shijak dhe zonat përreth, për arrestimin e Julian Gjoshit, autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas pasditen e së dielës (1 dhjetor) në një lokal në zonën e Ndroqit.

Deri në këto momente i riu nuk është kapur nga policia, ndërkohë kontrolle po ushtrohen edhe në banesat e familjarëve, miqve dhe bizneseve të tij ku dyshohet se mund të jetë fshehur.

Grupi hetimor ka shkuar edhe paraditen e kësaj të hëne ne lokalin në zonën  e Ndroqit ku ndodhi vrasja, ku vijojnë hetimet për gjetjen e provave të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngajrjes së rëndë.

Sipas burimeve, Julian Gjoshi ka qenë i ulur në një tavolinë i shoqëruar nga një person tjetër.

Autori i dyshuar ka qenë brenda lokalit ‘Kështjella’ në Ndroq me një mik duke pritur Alfred Dedjan. Me këtë të fundit e kishte lënë të takohej për të sqaruar konfliktet që kishin me njëri tjetrin, pasi burimet thonë se autori dhe viktima kanë pasur debate edhe dy muaj më parë. Sapo Dedja është futur brenda në lokal, autori i dyshuar e ka qëlluar me armë pa e nxjerrë fare nga xhepi i xhupit me të paktën 5 plumba ku 3 prej tyre e kanë kapur 50-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu armë zjarri tip pistolete ka patur edhe vetë viktima të cilën nuk e ka përdorur sepse ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash.

Nga ana tjetër janë shoqëruar 20 persona, të cilët janë marrë në pyetje pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Po ashtu është shoqëruar edhe personi që ka qenë në tavolinë me autorin e viktimën, i cili ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes.

Ai ka mohuar të kishte dijeni për konfliktin që shtyu autorin Julian Gjoshi  të qëllojë 50-vjeçarin Alfred Dedja.

Pista paraprake e hetimt mbetet ajo e konflikteve për shkak të pazareve të drogës.

Të dy njiheshin prej kohësh dhe kishin shoqëri të përbashkët, madje viktima përpara disa kohësh ka punuar si menaxher te kompleksi “Golden” ne pronësi të Altin Hajrit. Autori është kunati i Hajrit.

Madje në një nga dosjet që po hetohet nga SPAK, ka dalë në pah se Altin Hajri ka ndërhyrë përmes ish-deputetit Jurgis Çyrbja për të liruar nga burgu autorin e ngjarjes në 2021 kur ky i fundit ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Viktima që jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë është me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Autori i dyshuar Julian Gjoshi rezulton  po ashtu me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje. Ai është kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit "Golden" në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës  dhe lidhje e afërt gjithashtu me ish deputetin socialist i arrestuar pak kohë më parë Jurgis Çyrbja, i cili akuzohet se  i jepte sekrete hetimore që të mos arrestohej gjatë kohës që ishte në kërkim. Ndërkohë në dosjen e SPAK, nga përgjimet e Sky Ecc rezultoi se në janar 2021 Altin Hajri i ka kërkuar ndihmë ish deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja për të liruar kunatin e tij, pikërisht Julian Gjoshi i cili ishte kapur me pistoletë 'Bereta'. 

alfred dedja ndroq

Lini një Përgjigje