Prokuroria e Lezhës mbyll hetime dhe dërgon për gjykim dosjen për ndërtimet pa leje në zonën e Patokut.
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonën e Patokut në Kurbin. Ata akuzohen për ndërtimet e paligjshme në zonën e mbrojtur të Patokut.
Lidhur me këtë çështje organi i akuzës ka marrë të pandehur 8 persona mes të cilëve ish-drejtorin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Flori Gjini dhe ish-kryeinspektorin vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin Jetmir Mxhika.
Ndaj tyre dhe 5 zyrtarëve të tjerë konkretisht: Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Shan Preçi, Rivelino Ismajlaj dhe Artur Përdoda është ngritur akuza e "Shpërdorimit të Detyrës" e kryer në bashkëpunim, pasi lejuan ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Patokut.
Ndërsa i pandehur për veprën penale "Ndërtim i Paligjshëm" është marrë vetëm Nikoll Frangaj. Ndërkohë për 8 personat e tjerë është kërkuar pushimi i hetimeve, pasi organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.
Hetimet në lidhje me këtë çështje janë kryer nga prokurori Arben Nika dhe tashmë do të jetë gjyqtari Lirim Bulica, i cili do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës.
Procedimi penal nr.1012 në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Patokut në Kurbin u regjistrua në vitin 2023, ku një i moshuar që po hetohej për shtesë pa leje i dha indicie prokurorisë për zbulimin e skandalit të ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut në Kurbin.
Prokuroria merr të pandehur dhe dërgon në Gjykatë:
1. Nikoll Frangaj, i akuzuar per vepren penale të "Ndërtimit të paligishëm", parashikuar nga neni 199/a/4 te Kodit Penal.
2. Flori Gjini, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
3. Xhevalin Fufi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
4. Ndoc Pjetri, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
5.Jetmir Mxhika, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
6. Shan Preçi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
7. Artur Perdoda, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
8. Rivelino Ismajlaj, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
Ndërkohë janë pushuar hetimet në ngarkim të shtetasve: Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për veprën penale të "Ndërtim pa leje" të parashikuar nga neni 199/a 4-25 të K.Penal si dhe është shuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje" që kishte dhënë gjykata e Lezhës më 5 nëntor 2023.
Gjithashtu është kërkuar pushimi i hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj, në Lagunën e Patokut, Bashkia Kurbin.
Kujtojmë se, Jetmir Mxhika ka lejuar ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok. Bëhet fjalë për kompleksin e ‘Royal Blue’ në pronësi të baronit të drogës, tashmë prej muajsh i arrestuar. Mësohet se kompleksi është në emër të Fatjon Frangajt.
Sipas prokurorisë, zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.
Lini një Përgjigje