TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2024, 08:12

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, reagon policia

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, reagon policia

Një plagosje me armë zjarri u raportua mëngjesin e sotëm në Lezhë. Fillimisht u tha se është qëlluar me armë zjarri ndaj Mond Gjokës.

Policia e Lezhës njofton se 45 vjeçari Mond Gjoka, banues në Rraboshtë është vetëplagosur me armë zjarri. 

Sipas policisë, Mond Gjoka ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. 45-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Në spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.

Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje