TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 22:51

Banda e ‘skifterave’ çajnë postbllokun dhe plagosin efektivin, arrestohet 37-vjeçari shqiptar; 2 arratisen!

Shkruar nga Pamfleti

Banda e ‘skifterave’ çajnë postbllokun dhe plagosin

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për kundërshtimin dhe plagosjen e një efektivi , marrjen e sendeve të vjedhura dhe mbajtjen e pajustifikuar të mjeteve për vjedhje.

37-vjeçari i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh”, u kap në bordin e një makine “Fiat 500”, e cila ishte vjedhur në të njëjtën ditë në Reggio Emilia, ndërsa së bashku me dy persona të tjerë ishte duke udhëtuar përgjatë unazës veriore të Mantovës. Të dyshuarit nuk iu përgjigjën thirrjes për të ndaluar, duke tentuar arratisjen dhe rrezikuar jetën e efektivëve të patrullës.

Ata u larguan përgjatë Mantovës, përmes Ardigos dhe më në fund në Largo Dé Ruggiero, ku makina u përplas me një shtyllë ndriçimi publik. Policia arriti të kaptë 37-vjeçarin shqiptar, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë janë arratisur.

Brenda makinës u gjetën mjete të përshtatshme për vjedhje, duke përfshirë një çelës, çelësa të falsifikuar dhe një pajisje elektronike të aftë për t'u lidhur me njësitë e kontrollit të makinave, për të ndryshuar sistemet e tyre të kyçjes dhe ndezjes. Si pasojë e këtij aksidenti, u dëmtua lehtë edhe një efektiv i patrullës që mori pjesë në operacionin e ndjekjes së të dyshuarve.

Lini një Përgjigje