
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një person është plagosur me thikë.
Sipas policisë, 51-vjeçari Abaz Rohani ka plagosur me thikë 41-vjeçarin me inicialet Xhafer Kamberi dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa shkaku i konfliktit dyshohet për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Autori është person me precedent penal të mëparshëm. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje