TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 20:06

Dyshohet se u ekzekutua me dy plumba nga kunati i Altin Hajrit, publikohet fotoja e 50-vjeçarit!

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se u ekzekutua me dy plumba nga kunati i Altin Hajrit, publikohet

Ky në foto është 50-vjeçari Alfred Dedja i cili u ekzekutua me dy plumba këtë të diel brenda një lokali në zonën e Ndroqit në Tiranë. Në kërkim, si autor i dyshuar i krimit është shpallur Julian Gjoshi, 27 vjeç nga Shijaku.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Pasi ka kryer vrasjen, autori 27 vjeçar është larguar me një automjet tip Benz ngjyrë të zezë.

Gjoshi rezulton se është kunati i Altin Hajrit pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në Janar 2020.

Lini një Përgjigje