TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 19:55

Detaje nga krimi në Ndroq, Alfred Dedja kishte punuar si menaxher te kompleksi i Altin Hajrit

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga krimi në Ndroq, Alfred Dedja kishte punuar si menaxher te

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq, i njohur me pseudonimin “Daku”. Ai u vra nga 26-vjeçari Julian Gjoshi, teksa ishte duke drekuar te “Kështjella”.

Nga hetimet e deritanishme, i ndjeri, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë në trup, rezulton se disa vite më parë ka qenë menaxher te kompleksi ‘Golden’ në Shijak, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, ky i fundit i shpallur në kërkim për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jani Prengës, më 2020.  

Pikërisht në këtë kompleks rezultojnë edhe pamjet e fundit të Jani Prengës ndërsa trupi i tij nxirret nga grupi i dyshuar për t’u transportuar me furgon dhe zhdukur pa gjurmë më pas.

Nuk dihet ende nëse vrasja e sotme nga Julian Gjoshi, që rezulton kunati i Hajrit, të jetë bërë për shkak edhe të konflikteve dhe mosmarrëveshjeve për këtë ngjarje. Por pista e parë mbetet gjithnjë prishja e pazareve të drogës.

Lini një Përgjigje