Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Mabe, ndërsa të plagosur kanë mbetur 2 persona, çift bashkëshortësh. Ata janë dërguar me ambulancë drejt spitalit të Lezhës.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje