TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 17:34

Dinamika e vrasjes në Ndroq: Autori u fut në lokal dhe qëlloi 50-vjeçarin, klientët të tmerruar vrapuan jashtë!

Shkruar nga Pamfleti

Dinamika e vrasjes në Ndroq: Autori u fut në lokal dhe qëlloi

Detaje të reja kanë dalë lidhur me dinamikën e ekzekutimit të 50-vjeçarit Alferd Dedja në një lokal në Ndroq, nga 26-vjeçari Julian Gjoshi.

Vrasja mësohet se ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit. Autori ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar menjëherë mbi viktimën Dedja.

Pas ekzekutimit, Gjoshi mësohet se është larguar me vrap drejt automjetit tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar jashtë lokalit dhe është arratisur në drejtim të Durrësit.  

Ndërkohë që mësohet se në lokal në ato momente ka pasur edhe klientë, që janë tmerruar nga ngjarja. Ata janë çuar nga karriget dhe janë larguar me vrap.

Duke qenë se si autori edhe viktima janë me të shkuar kriminale, pista kryesore në të cilën dyshon policia është ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Lini një Përgjigje