TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 15:04

U kap me kallashnikov gati për qitje, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë të Vlorës

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kallashnikov gati për qitje, arrestohet 44-vjeçari në

Arrestohet 44-vjeçari i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri në ajër pasi ishte në gjendje të dehur.

Pas 12 orësh kërkime, policia e Vlorës ka mundur të vendosë në pranga 44-vjeçarin i cili në gjendje të dehur dhe pas një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke krijuar panik te banorët.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas qëlloi në ajër mbrëmjen e djeshme në fshatin Brataj.

U kap me kallashnikov gati për qitje, arrestohet 44-vjeçari në

“Pas më shumë se 12 orë ndjekjeje dhe kërkimesh, Policia e Vlorës ka vënë në pranga 44-vjeçarin nga Selenica që terrorizoi fshatin mbrëmjen e kaluar pasi në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas u largua në kodrat e fshatit Brataj për t’i shpëtuar Policisë.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas qëlloi në ajër mbrëmjen e djeshme në fshatin Brataj.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcën Operacionale në DVP Vlorë, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, kanë zhvilluar kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës, në kushtet e një terreni të vështirë malor dhe të pyllëzuar.

Si rezultat, sot në mesditë, në kodrat e fshatit Brataj, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., 44 vjeç, banues në fshatin Brataj.

Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë sekuestruan dhe armën e zjarrit tip kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër mbrëmjen e djeshme.

44-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në gjendje të dehur dhe pas një konflikti të çastit, si dhe me pretendimin se disa të mitur po e bezdisnin, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe te të miturit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje