TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 10:33

Drogë, armë dhe arsenal municionesh, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Drogë, armë dhe arsenal municionesh, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar në Sarandë në kuadër të operacionit policor të koduar “Haze”.

Barjam Kanushi u kap në flagrancë në aksin rrugor Delvinë-Sarandë duke transportuar 3.5 litra vaj kanabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Sarandës.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate.

"Komisariati i Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Sarandës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Haze”.

Si rezultat i të cilit, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Barjam Kanushi, 35 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale."-njofton policia.

Lini një Përgjigje