Pas aksidentit tragjik të 3 viteve më parë, shënohet një tjetër ngjarje e ngjashme te rrethrrotullimi pranë TEG-ut...
Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të mërkurë në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë "TEG"-ut, ku një automjet i tonazhit të rëndë ra nga mbikalimi.
Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet fjalë për një betoniere, e cila ka rënë nga pjesa e sipërme e mbikalimit, duke përfunduar në autostradën poshtë.
Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por i dëmtuar ka mbetur edhe një automjet tjetër, i cili dyshohet të jetë zënë poshtë nga betonierja në momentin e rrëzimit.
Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit të automjetit të aksidentuar.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve në zonë është bllokuar përkohësisht, ndërsa policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve për të mundësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës dhe kryerjen e veprimeve hetimore.
Ky nuk është aksidenti i parë i rëndë në këtë mbikalim. Rreth tre vjet më parë, në të njëjtën zonë ra nga mbikalimi një automjet tip Audi, duke shkaktuar një tragjedi ku humbën jetën tre të rinj: Erisilda Abedini, Sikela Përroi dhe 20-vjeçari Klevis Ruçaj.






Lini një Përgjigje