TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 11:59

Aksident i rëndë në Kamëz, 30-vjeçari përplas dy këmbësore; ndërron jetë njëra prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kamëz, 30-vjeçari përplas dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kamëz teksa ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, një 30-vjeçar ka përplasur dy këmbësore, teksa njëra prej tyre ka ndërruar jetë.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore.

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë", njofton policia.

Lini një Përgjigje