TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 11:36

Plagosën me thikë e kosore fqinjët e tyre, arrestohen babë e bir në Dimal

Shkruar nga Pamfleti

Plagosën me thikë e kosore fqinjët e tyre, arrestohen babë e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Goriçan të Dimalit, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me fiqnjët e tyre.

Sipas policisë, personat e plagosur janë babë e bir dhe një i afërm i tyre, i cili ndodhej në banesë kur ka ndodhur konflikti.

Edhe personat e arrestuar janë babë e bir, të identifikuar si Bastri dhe Emiljano Xhalili.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Goriçan, ndërsa babë e bir akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe prodhim dhe mbajtje të armeve të ftohta pa leje.

"Plagosën me mjet prerës (thikë dhe kosore), fqinjët e tyre, gjatë një konflikti, kapen në flagrancë dhe arrestohen babë e bir.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Goriçan, Dimal, mbasditen e djeshme, po ndodhte një konflikt ndërmjet disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

B. XH., 65 vjeç (i dënuar më parë) dhe E. Xh., 24 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Goriçan, Dimal, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtaja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

Këta shtetas dyshohet se mbasditen e djeshme, kanë shkuar me mjete prerëse (thikë dhe kosore), në banesën e shtetasit S. Xh., dhe pasi janë konfliktuar, kanë plagosur me mjet prerës (thikë dhe kosore), shtetasit S. Xh., 49 vjeç., J. Xh., 24 vjeç (babë e bir) dhe E. Xh., 18 vjeç, (i afërm i tyre, i cili ndodhej në banesën e shtetasit S. Xh, kur ndodhi konflikti). Të dëmtuarit kanë marr mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë reezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

babe e bir dimal plagosje thike

Lini një Përgjigje