
Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë.
Ky shtetas, në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij.
53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
"G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Lini një Përgjigje