
Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq. Mësohet se autori është Julian Gjoshi nga Shijaku.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në një lokal në Ndroq, ku një person në rrethana ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 50-vjeçarin Alfred Dedja. Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e autorit të krimit.
26-vjeçari Julian Gjoshi është futur në ambientet e lokalit, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Alfred Dedjas dhe është larguar me një makinë tip Benz ML, të zi.
“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja, rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje