
50-vjeçari Alfred Dedja u ekzekutua me armë zjarri brenda në një lokal në Ndroq
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Ndroq të Tiranës. Dyshohet se një person është vrarë, ndërsa policia është nisur për në vendngjarje.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Ndroq, afër lokal “Kështjellës”, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, i vrarë ka mbetur Alfred Dedja. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal ku viktima ka qenë duke pirë kafe. Autori është futur brenda në lokal, ka qëlluar ndaj Alfred Dedjas dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Ai është identifikuar si Julian Gjoshi, 27 vjeç, nga Shijaku, me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje. Sipas asaj që raportohet, vrasja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes autorit dhe viktimës.
Dyshohet se autori Julian Gjoshi është larguar me një makinë Benz Ml ngjyrë të zezë.
"Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar", njoftoi policia.
Në përditësim....
Lini një Përgjigje