TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 16:49

I akuzuar për vjedhje dhe trafik droge, kush është Alfred Dedja që u ekzekutua me armë në Ndroq

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për vjedhje dhe trafik droge, kush është Alfred Dedja

Alfred Dedja nga Burreli është 50-vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në një lokal në Ndroq.

Mësohet se Dedja është qëlluar në afërsi të një lokali në Ndroq. Ende nuk dihen detaje të tjera nga vrasja. Ai u qëllua me armë nga 27-vjeçari Julian Gjoshi, me precedent të mëparshëm penal.

Viktima është gjithashtu një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge. Në vitin 2014, Alfred Dedja u arrestua pasi akuzohej për vjedhje. Ai u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

Ai rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Mësohet se Dedja i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.

Ndërsa në vitin 2017, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Në Mat u zhvillua operacioni “Minuta e fundit”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 6 kg kanabis si dhe u vunë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, Jurgen Alzeneli dhe një 18-vjeçar, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.

 

Lini një Përgjigje