TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 18:07

Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, Julian Gjoshi ekzekutoi me dy plumba Alfred Dedjan

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, Julian Gjoshi ekzekutoi me dy plumba

Zbardhen detaje nga vrasja e 50-vjeçarit Alfred Dedja në një lokal në Ndroq.

26-vjeçari Julian Gjoshi ekzekutoi Alfred Dedjan me 2 plumba brenda ambienteve të një lokali. Mësohet se Julian Gjoshi ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar menjëherë mbi viktimën Dedja.

Pas ekzekutimit, Gjoshi është larguar drejt automjetit tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar jashtë lokalit dhe është arratisur në drejtim të Durrësit.  

Julian Gjoshi rezulton të jetë kunati për të cilin Hajri kërkoi ndihmë te ish-deputeti i PS-së, Jurgys Çyrbja për ta nxjerrë nga burgu, pas kapjes së tij nga policia me armë pa leje.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes autorit dhe viktimës.

"Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje