Publikohet fotoja e Julian Gjoshit, 27-vjeçari që ekzekutoi me armë zjarri 50-vjeçarin Alfred Dedja brenda një lokali në Ndroq.
Mes viktimës dhe autorit ka pasur njohje të hershme, kurse kohët e fundit sipas hetimeve paraprake, kanë pasur edhe konflikte.
Gjoshi, njëkohësisht është edhe kunati i Altin Hajrit, pronarit të shumëkërkuar të kompleksit “Golden” në Shijak, ka hyrë në lokal duke e vrarë Dedjan dhe më pas është arratisur me një “Benz” të zi.
Motiv paraprak besohet se është prishja e pazareve të drogës, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Dedja, i cili njihej edhe me pseudonimin "Daku", jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa disa vite më parë ka punuar si menaxher te kompleksi i Altin Hajrit.
Sipas dëshmive paraprake, në momentin që Julian Gjoshi është futur në lokal, Dedja është ngritur për ta përqafuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.
Viktimës iu gjet një armë zjarri pistoletë në trup, ndërsa hetimet po vijojnë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 15:30, brenda ambienteve të lokalit, te "Kështjella".
Lini një Përgjigje