
Grupi hetimor ka rindërtuar dinamikën e krimit të ndodhur në Ndroq të Tiranës, ndërsa 27-vjeçari Julian Gjoshi vrau me armë zjarri 50-vjeçarin Alfred Dedja.
Viktima ndodhej i ulur në lokal me një të afërm të pronarit. Autori ka qenë në lokal i ulur në tavolinë tjetër, ndërsa sapo ka parë 50-vjeçarin i cili është afruar në tavolinë, autori nuk e ka nxjerrë armën por e ka qëlluar direkt nga xhepi i xhupit.
Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe dëshmitarët në lokal si dhe të njohur dhe familjarë të autorit Julian Gjoshi. Një prej dëshmitarëve ka treguar se rreth dy orë para se të ndodhte vrasja e ka parë Julianin në zonë dhe e ka përshëndetur. Ky fakt dyshohet nga hetuesit se autori ka qenë më herët përgjatë zonës duke ruajtur lëvizjet e objektivit të tij.
Në vendngjarje është gjetur edhe një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.
Ndërkohë familjarët e viktimës dhe autorit janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të konflikteve mes të dyve. Familjaret e autorit dhe viktimës në dëshmitë e tyre për policinë, kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni se viktima mes tyre ka pasur miqësi, madje as që ka pasur konflikt.
Policia po verifikon kamerat për të parë sa kohë para ngjarjes ka lëvizur autori në zonën ku ndodhi ngjarja.
Lini një Përgjigje