
Si shpesh herë, edhe sot deputeti Dashnor Sula ka ardhur në Kuvend ndryshe nga kolegët e tjerë. Pasi më parë futi ushqimet e shportës në Kuvend pak javë më parë, Sula këtë herë ka shkuar me një pankartë gjigande, ku evidenton rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë si buka, sheqeri, vaji etj.
“Kjo është rritja e pensioneve, se pensionistët do të hanë, ja kjo është... Imagjinoni që bashkëmoshatari i një pensionisti shqiptar në Gjermani ka pension më të lartë dhe ushqehet me ushqime më të lira se ai në Shqipëri”, tha Sula.
Ai thekson se çmimet për mallrat e shportës janë rritur me rreth 80% krahasuar me 3 vite më parë.
“16 milionë euro që ka dhënë buxheti i shtetit për pensionistët. Inflacioni është rritur 34% gjatë këtyre dhjetë viteve dhe indeksimi që kanë bërë është 26%. As 8% sipas ligjit, sipas Kushtetutës nuk u kanë plotësuar pensionistëve”, deklaroi Sula
Lini një Përgjigje